Kosova

Reagon KFOR-i për ngjarjet e fundit në veri

Përmes një deklarate lidhur me situatën aktuale në Mitrovicë, KFOR-i informon që në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka kryer një operacion policor, pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata e Prishtinës në lidhje me hetimin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

Policia e Kosovës ka arrestuar 4 persona në veri dhe më pas janë rikthyer në kazermën e tyre.Aty nuk kishte asnjë veprim të paligjshëm ose aksion ushtarak, si dhe asnjëherë nuk ka pasur as një kërcënim në sigurin e qytetarëve shkruhet në deklaratë.

KFOR konfirmon se ajo çfarë ka ndodhur ka qenë vetën një operacion policor, shkruan Albinfo.ch

Situata është duke qëndruar stabile edhe pse KFOR-i është i vetëdijshëm për tensionin politik shkaku i zhvillimeve ndërkombëtare dhe ekonimke.

Sidoqoftë, KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën dhe të ruajë prezencën  në terren, me shpresë që nuk ka nevojë të ndërhyjë.