Lajme

Reagon politikani austriak, shokohet nga shembja e Teatrit Kombëtar

Shembja e Teatrit Kombëtar, e shoqëruar nga protestat e dhunshme, është pasqyruar në shumë vende. Edhe politikani austriak, Hannes Swoboda, është i befasuar dhe se ende nuk mund ta besojë, përcjell albinfo.ch.

Në një postim në Twitter, politikani austriak shprehet se ende po pret që dikush t’ia shpjegojë atë që ndodhi, ndërkohë që ngre pyetjen se a është dikush që mund ta justifikojë këtë veprim ndaj Teatrit Kombëtar.

“Unë jam me të vërtetë i shokuar dhe ende pres që dikush të shpjegojë pse ndodhi kjo? A është spekulim i thjeshtë apo çfarë fshihet pas saj? A mundet që dikush ta justifikojë”, shkruan ai. /Albinfo.ch