Kosova
Reagojnë mjekët nga Diaspora për situatën kritike të krijuar në Shqipëri dhe Kosovë
Të respektohen të gjitha rekomandimet e OBSH-së dhe Instituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale
Së fundmi, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë mbas një vidiokonference ka dalë me një reagim për situatën me Covid-19 në Shqipëri dhe në trevat shqiptare, përfishirë edhe Kosovën, shkruan albinfo.ch.
Ata thonë se duhet të respektohen të gjitha rekomandimet e OBSH-së dhe Instituteve të Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale.
Përveç kësaj, mjekët shqiptarë paralajmerojnë mbylljen e kufijve. Situata e koronavirusit në Shqipëri shikohet me sy kritik nga mjekët shqiptarë që punojnë në vendet europiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Duhet të merren masa sepse po rriten fatalitetet dhe rrezikoni të[ mbyllen kufijtë deri në fund të vitit, thotë për albinfo.ch, mjekja e specializuar në Gjermani, Elona Meta Haubrich, kryetare e Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë.
Duke ju referuar situatës, Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë ka nisur një sërë sugjerimesh për qeverinë dhe popullatën. Maska të vendoset me detyrim, të rishikohen aktivitetet, të hartohen protokolle, të shtohen testimet, shkruan albinfo.ch.
Mbi 3 mijë mjekë shqiptarë që punojnë në Europë dhe janë pjesë e Federatës, janë vetëofruar për të ndihmuar me ekspertizë mjekësore në hartimin e protokolleve të sakta për të parandaluar përhapjen e virusit në Shqipëri dhe Kosovë. /Albinfo.ch.
DEKLARATË E PËRBASHKË E MJEKËVE SHQIPTARË QË JETOJNË DHE VEPROJNË NË EUROPË DHE SHBA
Federata e Mjekeve Shqiptarë në Europë ndjek me interes dhe është e shqetësuar për situatën aktuale të përhapjes së COVID- 19 në Shqipëri dhe trevat shqiptare.
Duke dashur të kontribuojmë në ndërgjegjësimin e opinionit publik shqiptar, ju drejtohemi të gjithë qytetarëve dhe qeveritarëve, partive politike, organizmave publike e private, shtypit të shkruar dhe të folur, televizioneve publike e private, për tju kërkuar të mos e nënvlerësoni rëndësinë e situatës dhe rrezikshmërinë e përhapjes së virusit.
Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë u bënë thirrje qytetarëve shqiptar që tu kthehen rekomandimeve të OBSH, Insituteve te Shëndetit Publik, për mbajtjen e maskave, distancën dhe higjienën personale.
Federata e Mjekëve Shqiptar në Europë rekomandon që maska të bëhen element i domosdoshem i lëvizjes së qytetarëve, sidomos në vendet e mbyllura dhe mosmbajtja e saj të sanksionohet me ligj.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë, rekomandon që të zbatohen pa humbur kohë protokollet e përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë si dhe të bëhet riorganizimi i çdo sektori ekonomik dhe social duke u përmbajtur kushteve për parandalimin e virusit.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë rekomandon që të shtohen testimet në popullatë dhe të gjurmohen kontaktet e pacienteve pozitivë me Covid-19 në mënyrë që të izolohen e të shmanget përhapja e metejshme, duke përdorur një strategji të hartuar mirë dhe duke I përfshirë të gjithë aktorët e shëndetit publik në gjurmimin e këtyre kontakteve.
Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë kërkon në mënyrë urgjente që të rishikohen masat shtetërore në mënyrë që të parandalohen kastastrofat në vendet shqiptare.
Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë kërkon që të ketë mobilizim maksimal të personelit mjekësor për luftimin e COVID-19.
Federata e Mjekëve Shqiptar për Europë është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj dhe eskpërtizën e saj, në bashkëpunim me ekspertët shëndetësor të vendeve shqiptarë për hartimin e protokolleve që do të lehtësonin menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Sakrificat e bëra nga cdo qytetar dhe puna a palodhur e personelit shendetesor shpëtuan me mijra jetë njerezish.
Federatë e Mjekëve Shqiptarë i ben thirrje të gjithë bashkëatdhetarët të vazhdojnë të jenë të ndergjegjshëm se rreziku nga Covid-19 është i pranishëm dhe real. Virusi qarkullon dhe kërcënon të gjitha liritë që kemi fituar. Rregullat duhet të vazhdojnë të respektohen. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë Studentët nga BE-ja nuk duhet të paguajnë tarifa më të larta të shkollimit në Zvicër sesa...
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?