Kosova
Reagimi i Granit Xhakës pas kalimit në finalen e Ligës së Evropës
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka reaguar me anë të rrjeteve sociale për kalimin e Bayer Leverkusenit në finalen e madhe të Ligës së Evropës, përcjell albinfo.ch.
Leverkuseni ishte duke humbur 0-2 nga Roma të enjten mbrëma, por me një rikthim fantastik barazoi shifrat në 2-2 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja.
Përveçse siguroi kalimin në finalen e Ligës së Evropës, Leverkuseni vazhdoi serinë pa humbje, duke thyer çdo rekord me 49 ndeshje pa humbje.
Rikthimi fantastik dhe vazhdimi i serisë pa humbje e ka gëzuar pa masë edhe njërin nga yjet kryesor të skuadrës, shqiptarin Granit Xhaka.
Xhaka ka shfrytëzuar profilin e tij privat në Instagram për të bërë një postim në lidhje me arritjen e Leverkusenit.
“Wow! E pabesueshme. Le të vazhdojmë të punojmë, le të jemi të fokusuar – kemi shumë më tepër për të arritur!”, ka shkruar Xhaka.
Ndryshe, Leverkuseni në finale do të takohet me skuadrën italiane, Atalanta, ku aty njëri nga më kryesorët është kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët