Kosova
Reagimet që shkaktoi deklarata e ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti
Ai ishte shprehur se UÇK-ja ka bërë krime ndaj popullësisë civile serbe dhe kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime, derisa sot u shkarkua nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti
Deklaratat e Shkëlzen Gashit, tashmë ish-këshilltar i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti në lidhje me Ushtrinë Çlirmitare të Kosovës kanë shkaktuar shumë reagime, madje edhe nga Lëvizja Vetëvendosje!
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e shumëpërfolur të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashi për UÇK-në, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se e njeh shumë më mirë se Gashi raportin e Dick Martyt dhe sipas tij ai raport nuk është i bazuar në fakte.
Deputeti i VV-së, Valon Ramadani, ka kërkuar edhe shkarkimin e tij.
Edhe, Nasim Haradinaj, nënkryetar i OVL-UÇk-së, ka reaguar ndaj deklaratës së Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se ‘UÇK ka vrarë 1000 civilë të pafajshëm serb’.“Ushtarët e UÇK-së kanë dashtë të merren edhe personalisht me Shkëlzen Gashin”, tha Haradinaj
Njohësi i rrethanave politike në vend dhe drejtusi i Institutit Demokratik të Kosovës, Ismet Kryeziu, thotë se Albin Kurti ka bërë një gabim politik e shtetëror kur ka vendosur ta shkarkojë Shkëlzen Gashin.
Edhe shumë analistë tjerë politikë janë shprehur të irrituar me deklarimet e Gashit, i cili tashmë u shkarkua nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.
E-Diaspora
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova Edhe mëngjesin e së dielës kanë vazhduar pritjet e gjata për të dalë nga Kosova. Sipas...
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit Midis prillit dhe qershorit 2025, Easyjet do të shtojë një destinacion afrikano-verior dhe tre destinacione evropiane...
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë
-
Zvicra do e kryesojë OSBE-në në 2026