E-Diaspora
Reagime nga diaspora: “UEFA legjitimon dhunën në Beograd”
Vendimi i UEFA-s i bërë publik sot ka shkaktuar mllef edhe te shqiptarët në Zvicër ndërsa ka habitur edhe opinionin e këtushëm. albinfo.ch ka marrë reagimet e disa personaliteteve publike e sportive lidhur me vendimin
“Veprim i padrejtë, veprim skandaloz. Edhe mua si sportist që jam marrë me vite me futboll në Zvicër, ky vendim që e ka marrë UEFA më ka dëshpëruar si person, si futbollist dhe si Milaim Rama. E gjithë ajo dhunë që kemi parë para televizionit nuk është marrë parasysh. Dhe të ndodhë vendimi që Serbisë t`i jepen tri pikë e t`i merren prapë, kjo tregon se Uefa ka bërë një padrejtësi të madhe”, thotë për albinfo.ch ish futbollisti i kombëtares zvicerane, Milaim Rama, duke reaguar ndaj vendimit të UEFA-s.
“Është humbje për ne por kemi shpresë se në instanca të tjera do të merret një vendim më pozitiv. Uefa është gjunjëzuar dhe ka marrë një vendim që nuk i takon sportit. Kjo nuk e çon sportin përpara. Edhe i gjithë marketingu që është bërë kundër racizmit është shkelur me këtë rast nga vetë Uefa”, përfundon Milaim Rama.
Edhe Albana Krasniqi, drejtoreshë e Universitetit Popullor Shqiptar ne Gjenevë, anëtare e Komisionit Federal për Migracion, në emrin e saj personal flet për një vendim revoltues nga ana e UEFA-s. “Një vendim që na revolton, në radhë të parë se me të i bëhet një legjitimim dhunës ndaj shqiptarëve dhe legjitimim thirrjeve raciste dhe antinjerëzore të dëgjuara në stadium. Një vendim i dënueshëm që vjen nga Uefa, nga kjo instancë kaq e lartë e futbollit botëror. Bëhet fjalë për një vendim politik që i kalon suazat e sportit. Besojmë se shqiptarët do të kenë zgjuarësinë ta tejkalojne situatën në mënyrë të qetë, demokratike dhe pa eksese”, përfundon Albana Krasniqi-Malaj.
Ndërsa i lutur nga albinfo.ch që ta komentojë vendimin e UEFA-s, Marco von Ah, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës është përgjigjur shkurt se: Nuk ka komente nga Federata Zvicerane e Futbollit”.
“Jam i frapuar, befasuar, nuk e kam pritur këtë vendim skandaloz nga ana e UEFA-s, vendim që ndoshta mund të jetë edhe politik…por edhe racist”, shprehet Jahir Hyseni ekspert i futbollit për mosha të reja dhe nëpunës në Zyrën Federale për Sport, në Magglingen, Biel/Bienne.
“5-6 vitet e fundit Serbia është prezantuar në arenën evropiane përmes futbollit vandalist pa kurrfarë rregullash të “fair play“-t. Duke u nisur prej lojës në Itali ku Italia fitoi në tavolinë pikërisht për atë se tifozët serbë ndezën flamurin kombëtar shqiptar. Pastaj në ndeshjet e tyre me Anglinë kishte racizëm të paparë, edhe aty u ndëshkua federata serbe për të mos luajtur në fushë të veten. Në lojërat të cilat i zhvilluan me Anglinë U-21 përsëri u dënuan me para dhe me lojë në terren neutral. Pastaj në garat dhe lojërat e përfaqësueses serbe kundër kroatëve por edhe kundër Bosnjës, sjellja e tifozëve dhe e politikës serbe ishte raciste denigruese dhe antivlerë sportive. Gjatë zhvillimit të lojërave të kombëtares serbe ka pasur edhe të vdekur”, shprehet Hyseni.
Ky vendim i UEFA-s është absolutisht i padrejtë, këtu s`ka të bëjë me drejtësi në sport!!! Komisioni disciplinor i UEFA-s nuk i ka parë faktet, si mund të thirret për zhdukjen e shqiptarëve gjatë këndimit të himnit kombëtar?! A nuk eshtë kjo raciste, a nuk e ka parë ky komision se si karriget, grushtat dhe shqelmat e sigurimit serb kanë përfunduar në trupin e lojtarëve shqiptarë? Përse vetëm shqiptarët kontrollohen dhe provokohen para ndeshjes nga ana e punëtoreve të sigurimit? Duhet që FSHF, FFK dhe tërë spektri politik të ankohet në instancat më të larta juridike në UEFA. Ky akt është denigrues dhe racist”, përfundon Jahir Hyseni.
“Skandal, vendim nepotizmi. Për mua ky është një skandal sportiv por edhe civil”, thotë Enver Osmani, trajner i FC Kosova të Cyrihut dhe veprimtar politik në Zvicër. Këtu UEFA dëshmon se nuk e respekton rregulloren e vet interne. Jeta e çdo shqiptari në stadium rrezikohej, qysh para paraqitjes së dronit. Kishte fyerje e sharje ndërsa delegati heshti. Përse Uefa nuk e ndërpreu ndeshjen më parë? Mendoj se FSHF duhet të shfrytëzojë çdo mundësi juridike dhe nëse është e nevojshme edhe para prokurorisë civile”, plotëson Osmani.
Skandal është edhe deklarata e UEFA-s që Shqipëria dhe Serbia nuk kanë luftuar dhe për atë janë në një grup. Kjo është skandaloze dhe dëshmon mosinformimin, mungesën e sensibilietit dhe amatorizmin e UEFA-s”, përfundon Enver Osmani.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive? Mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, zviceranët shkojnë në pistat e skive. Por ku shkojnë paratë...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve
-
Radha e trafikut arrin 10 km në tunelin Gotthard në udhëtimet pas Krishtlindjeve
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje