Tematike
Rasti me “therrësit kosovarë”, shembull i zbatimit të normës kundër racizmit
Në vitin 2017, Gjykata Supreme Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër, pati aprovuar aktgjykimin në lidhje me tekstin e një pllakati të SVP-së me frazën "kosovarët therin zviceranët"
Në cilat raste është zbatuar dhe në cilat jo, norma ndëshkuese kundër racizmit? Ndër shembujt kur kjo normë është zbatuar deri në fund, raporti i Komisionit Federal kundër Racizmit (EKR) përmend që në krye pllakatin e njohur famëkeq nga viti 2011 me tekstin “Kosovarët therin zviceranët”, shkruan albinfo.ch. Për këtë shpallje, dy kuadro të lartë të SVP qenë dënuar për shkelje të normës ndëshkuese antiracizëm.
Komisioni Federal kundër Racizmit (EKR) ka shënime për 910 raste që lidhen me normën ndëshkuese kundër racizmit, për periudhën nga viti 1995 deri në 2018. Ndërkaq, dënime janë shqiptuar për 62 për qind të rasteve të identifikuara si shkelje të normës në fjalë.
Në vitin 2017, Gjykata Supreme Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër, pati aprovuar aktgjykimin në lidhje me tekstin e një pllakati të SVP-së me frazën “kosovarët therin zviceranët”, transmeton albinfo.ch njoftimin nga raporti në fjalë. Gjykata e përmendur ishte e mendimit që mesazhi në këtë pllakat ose afishe ishte një gjykim i padrejtë, paushall, i cili njerëzit me shtetësi kosovare i portretizonte si njerëz mbi mesataren kriminelë. Në lidhje me gjykimin qe diskutuar me të madhe rreth asaj nëse me këtë rast ishte marrë në konsideratë të mjaftueshme liria e shprehjes ose jo.
Megjithatë, sipas raportit të EKR, shumica e rasteve në këtë kontekst nuk janë raste “kufitare” ose në “zonën gri”. Kjo gjë shpesh harrohet në publik, përcjell albinfo.ch. Për agjencitë e zbatimit të ligjit, për shembull, ka qenë e qartë se shprehja në Facebook e një personi në lidhje me azilkërkuesit myslimanë se “i vjen keq që nuk është Hitleri, që t`i dërgonte në dhomën e gazit”, është në mënyrë të qartë, raciste. Deklaratat si kjo nuk përmbajnë asgjë që ia vlen të mbrohet dhe ata që i bëjnë këto deklarime nuk kanë çfarë të kërkojnë në ligjërimin politik, shkruan avokatja Vera Leimgruber në botimin e përmendur të EKR-së.
Nga ana tjetër, përdorimi i fjalës “negro” për deputetin nacional të SVP-së nga Berna Erich Hess nuk pati pasoja, transmeton albinfo.ch. Një bodigard i një diskoteke gjithashtu mbeti i pandëshkuar. Ai kishte refuzuar të lejojë dy të rinj shqiptarë kosovarë të hyjnë në një disko në Egerkingen, Solothurn, me arsyetimin se ata të dy ishin nga Ballkani.
Të ngjashme
Të tjera nga Tematike
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra