Shkurt.ch

Rasti i parë në Zvicër me EHEC

Po bëhen analizat për të përcaktuar se për çfarë tipi të bakterieve është fjala në këtë infeksion

Në Zvicër është shënuar rasti i parë i epidemisë me virusin EHEC, shkruajnë të gjitha mediet e Zvicrës. Një zvicerane, pasi është kthyer nga Gjermania veriore, është sëmurë nga diarrea, ndërsa Zyra Federale për Shëndetësi (BAG) mendon se është fjala për infektim me virusin EHEC të sëmundjes së rrezikshme, të përhapur kryesisht në pjesën veriore të Gjermanisë.

Ndërkaq Instituti i Universitetit të Cyrihut për sigurinë e ushqimit dhe për higjienën, NENT, është duke bërë analizat për të përcaktuar se për çfarë tipi të bakterieve është fjala në këtë infeksion.

Sipas Qendrës Evropiane për Parandalim dhe kontroll të sëmundjeve, shpërthimi i epidemisë EHEC është kufizuar deri më tash vetëm në Gjermani. Nuk ka të dhëna që ushqime të kontaminuara të kenë depërtuar në vende tjera.