Bota
Rasti i parë i vekjes nga koronavirusi në Francë
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Francë është 17. Personi i vdekur është një shtetas francez
Sipas raporteve të institucioneve përgjegjëse të Francës, një person ka vdekur nga koronavirusi në Paris në Francë. Më parë ishin raportuar tre persona të infektuar rishtas, shkruan 20minuten.ch. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Francë është 17. Personi i vdekur është një shtetas francez.
Por, para kësaj, ka qenë një turist 80-vjeçar nga Kina, i cili kishte vdekur nga pasojat e sëmundjes virale në një spital në Paris në mes të shkurtit, transmeton albinfo.ch. Kjo ka qenë vdekja e parë nga koronavirusi në Evropë.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë ka deklaruar se personi që vdiq tani ishte sjellë në klinikën e Parisit “La Pitié-Salpêtrière” në gjendje jashtëzakonisht të keqe” dhe testimi për koronavirus i ka rezultuar pozitiv.
Ministria po ashtu ka konfirmuar dy raste të reja të infeksionit në Francë. Njëmbëdhjetë njerëz të infektuar më parë janë shëruar ndërkohë.
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva, R.Th., i cili vdiq si pasojë e...
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
-
I riu kosovar humb jetën në Kroaci
Jeta në Zvicër
-
Pronarët e makinave në Gjenevë, të tronditur nga rritja e taksave Pavarësisht se votuesit ranë dakord për masën në mars – disa pronarë të makinave të Gjenevës...
-
Ndryshimet ligjore nga 1 dhjetori në Zvicër
-
Zvicër: Shpresat për marrëveshje të tregtisë së lirë me SHBA-në
-
Mocion: Sa politikanë nga Cyrihu jetojnë në banesa publike të subvencionuara
-
Projekti për zgjerimin e autostradave zvicerane, 5 miliardë franga