Maqedonia
Rastet e reja në Maqedoninë e Veriut vënë në pikëpyetje lehtësimin e masave
Shumica e rasteve të reja janë persona që nuk kanë pasur kontakt me të infektuar
36 rastet e reja me koronavirus në Maqedonin e Veriut, kanë vënë në dyshim institucionet shëndetësore se gjendja atje mund të përkeqësohet si shkak i lehtësimit të masave, përcjellë albinfo.ch.
Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur se 12 nga rastet e reja të regjistruar në Tetovë, ku nga shumica e tyre janë persona që nuk kanë pasur kontakt me të infektuar, duke u pasura kështu nga Shkupi me shtatë raste, Veles gjashtë si dhe në Kumanovë e Prilep janë nga katër raste.
Numri i atyre që humbën jetën si pasojë e koronavirusit në Maqedoni ka shkuar në 91, duke përfshirë edhe rastin e fundit që u raportua sot. Nga 1,622 rast të të infektuarve, duke u shëruar janë 419, ndërsa 1,112 tashmë janë shëruar.
Zëvendëskryeministri Bujar Osmani ka thënë se rastet e reja në Tetovë theksojnë nevojën për kujdes në respektimin e masave nga të gjithë qytetarët.
“Rastet pozitive në Tetovë, prej të cilave 11 janë raste të reja, janë shenjë se më e keqja ende nuk ka kaluar sa i takon pandemisë dhe se ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Kjo ka bërë që të mbajmë një koordinim të jashtëzakonshëm me zëvendësministrin e Shëndetësisë, me drejtorin e Institutit për Shëndet Publik dhe drejtorin e Klinikës të Tetovës, për të bërë një diagnozë për gjendjen me pandeminë këtu në Tetovë dhe në rajonin e Tetovës, dhe cilat duhet të jenë masat shtesë që eventualisht duhet të merren në të ardhmen”, ka theksuar Osmani gjatë një vizite në Tetovë.
Paralajmërimet për masat lehtësuese , nuk dihet nëse do të miratohen pas shtimit të numrit të të prekurëve.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim