Lajme
Raste të shumta të zgjebes në qendrat federale të azilit
Zëdhënësi i SEM shpjegon arsyet e shfaqjes së sëmundjes së njohur të lëkurës, zgjebes, në qendrat federale të azilit.
Rastet e zgjebes po paraqiten aktualisht në shumë nga afërsisht 20 qendrat federale të azilit në Zvicër, ka konfirmuar sot Samuel Wyss, zëdhënës i Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM), transmeton albinfo.ch. Shifra të sakta nuk mund të jepen sepse zgjeba, siç quhet në zhargonin teknik, nuk është një sëmundje infektive për të cilën do të nevojitej që të regjistrohen ata që vuajnë nga ajo. Prandaj rastet nuk regjistrohen statistikisht.
“Zgjebja është një problem i rregullt në qendrat e azilit,” thotë Samuel Wyss. Rastet aktuale thuhet se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me rritjen e numrit të aplikimeve të të miturve të pashoqëruar për azil. Wyss shton se shumica e të rinjve janë të infektuar me zgjebe në ndonjë kamp refugjatësh në udhëtimin e gjatë drejt Evropës gjegjësisht Zvicrës.
Me të mbërritur në Zvicër, migrantët ekzaminohen për sëmundje dhe infeksione të mundshme nga personeli infermieror i trajnuar dhe trajtohen në përputhje me rrethanat. Megjithatë, ekziston rreziku i infektimit tek të rinjtë, shkruan srf.ch. Kjo është arsyeja pse duhet t`i kushtohet vëmendje pastrimit të plotë të dhomës. Më tutje, rrobat dhe çarçafët duhet të ndërrohen rregullisht.
Sipas Wyss, një pikë qendrore është biseda e drejtpërdrejtë me azilkërkuesit, përcjell albinfo.ch. Kontakti fizik duhet të shmanget nëse është e mundur. Bartja bëhet edhe nga kontaktet gjatë lojës ose zënkave mes të rinjve në këtë rast. Gjithashtu duhet t’u bëhet e qartë migrantëve se është mirë të mos shkëmbejnë rroba dhe këpucë me njëri-tjetrin. Të gjithë këta janë faktorë të mundshëm që mund të çojnë në një sëmundje infektive.
Nuk ka rrezik për popullatën
Infektimi me zgjebe mund të bëhet kur kujdeseni për dikë ose keni kontakte intime me të. Një mënyrë tjetër e mundshme e transmetimit është përdorimi i të njëjtëve çarçafë. Si rezultat, Barbara Grützmacher, mjeke kantonale e Bernës nuk supozon se rastet në qendrat e azilit paraqesin rrezik për popullatën.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











