Lajme
Rast i rrallë: U vaksinua 217 herë kundër Covid-19 për 29 muaj
Një 62-vjeçar gjerman u vaksinua 217 herë kundër Covid-it gjatë një periudhe 29-mujore. Burri, i cili sipas studiuesve është “personi më i vaksinuar në histori”, nuk raportoi asnjë efekt anësor për shkak të administrimit. Për këtë ka folur edhe revista “The Lancet Infectious Diseases”, për të cilën studiuesit që ndoqën rastin thanë se sistemi imunitar i 62-vjeçarit po punon ende me shpejtësi të plotë.
Sipas studiuesve, trupi i tij nuk tregoi shenja lodhjeje, vaksina e 217-të rriti numrin e tij të antitrupave Covid. Për më tepër, ai kurrë nuk doli pozitiv me Covid dhe nuk tregoi shenja të infeksionit të mëparshëm.
Ai iu nënshtrua vullnetarisht injeksioneve të shumta kundër të gjitha këshillave mjekësore, ndërsa ekspertët paralajmërojnë që të mos nxirren përfundime afatgjata nga ky rast i vetëm.
62-vjeçari, me origjinë nga qyteti qendror i Gjermanisë, Magdeburg, tërhoqi fillimisht vëmendjen e studiuesve pas disa artikujve në gazeta. Pas kësaj ata e kanë kontaktuar dhe e ftuan t’u nënshtrohet analizave të ndryshme.
Rasti u ofroi studiuesve mundësinë shumë të rrallë për të studiuar të ashtuquajturin “hipervaksinim”. Disa shkencëtarë kanë teorizuar se pas kaq shumë vaksinimeve, qelizat imune të trupit do të bëheshin më pak efektive pasi të mësoheshin me antigjenet. Por ky nuk ishte rasti për gjermanin. Sipas studiuesve, burri kishte “përqendrime dukshëm më të larta” të qelizave imune dhe antitrupave kundër virusit Covid sesa një grup kontrolli prej tre personash që kishin marrë tri vaksinat e rekomanduara.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj











