Lajme
Rast i rrallë në Zvicër: Lindin katërnjakë në Inselspital të Bernës
Mbi 20 mjekë dhe infermierë të specializuar janë kujdesur për nënën gjatë lindjes
Lindjet e katërfishta janë mjaft të rralla në Zvicër. Katërnjakët e fundit në këtë vend kanë lindur katër vjet më parë. Ndërsa tani lindja e rrallë e radhës ka ndodhur në Inselspital të Bernës, ku një nënë zvicerane ka bërë lindjen me prerje cezarike.
Në këtë spital një lindje e katërfishtë ka ndodhur para gjashtë vitesh.
Katër foshnjat: një vajzë dhe tre djem, quhen: Katharina, Theodor, Amadeus dhe Samuel, shkruan srf.ch.
Ata kanë parë dritën në fillim të muajit të tetë të shtatëzanisë së të ëmës, thotë Daniel Surbek, mjeku kryesor i Klinikës së Grave, në Inselspital, transmeton albinfo.ch. Fëmijët kanë peshuar nga një deri në një e gjysmë kilogram gjatë lindjes.
Nëna është larguar nga spitali brenda dy ditësh, ka shtuar dr. Surbek. Sigurisht, siç ndodhë në këto raste, tre djemtë dhe vajza duhet të qëndrojnë në inkubator edhe për disa javë. Ata do të marrin përkujdesjen e duhur derisa të arrijnë peshën prej dy deri në dy kilogram e gjysmë.
“Lindja ka shkruar shumë mirë” thotë Surbek. Mbi 20 mjekë dhe infermierë të specializuar janë kujdesur për nënën gjatë lindjes, përcjel albinfo.ch. Para se të bënte lindjen, nëna e katër fëmijëve është trajtuar për disa javë në klinikën e grave “Insel”. Shtatëzania ka kaluar mjaft mirë për kushtet e vështira të pandemisë së koronavirusit që po kalojmë. Vetë procesi i lindjes ka zgjatur vetëm katër minuta.
(Foto: Ilustrim)
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Sindikatat janë të pakënaqura me marrëveshjen e re Zvicër-BE Sindikatat në Zvicër po ankohen për mungesën e qartësisë rreth marrëveshjes së re kornizë të propozuar...
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane?
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit