Lajme

Rast i rrallë, në Kosovë u lind një foshnjë afro 6.5 kilogramë

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u lind një foshnjë me peshë rreth 6.5 kilogramë, që përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.

Kështu bëhet e ditur në njoftimin në SHSKUK.

“Mes vështirësive, të cilat i ka krijuar pandemia COVID-19, sidomos ditëve të fundit, një ekip i përbërë nga gjinekologë, anesteziologë dhe mami realizuan suksesshëm lindjen me operacion.

Pacientja me inicialet I.P. nga Drenasi, e lindur në vitin 1991, që edhe dy lindjet e para i ka kryer me operacion, ajo dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/shskuk.rksgov.net/photos/a.1588352034814930/2981529978830455/?type=3