Sport

Rashkaj tregon pse la Suedinë për Kosovën

"Unë jam rritur e kam lindur në Kosovë dhe normalisht se të tërheq vendi yt. Tash jam me një fazë tjetër të jetës dhe e mora këtë vendim. Jam shumë i lumtur që do të luaj në klubin më të madh të Kosovës”, ka thënë Rashkaj për Albinfo.ch

Anel Rashkaj është rikthyer në Kosovë, por kësaj radhe për të luajtur. Ai është bashkuar klubit më të madh në Kosovë, FC Prishtinës.

Rashkaj në një intervistë për Albinfo tregon pse la Suedinë për Kosovën. “Po kam shumë vite që jam larguar prej Kosovës. Unë jam rritur e kam lindur në Kosovë dhe normalisht se të tërheq vendi yt. Tash jam me një fazë tjetër të jetës dhe e mora këtë vendim. Jam shumë i lumtur që do të luaj në klubin më të madh të Kosovës”, ka thënë Rashkaj për Albinfo.ch.

Ai ka folur për synimet me prishtinasit. “Pres të marrim rezultate sa më të mira. Megjithatë, fillimisht duhet të punojmë shumë dhe më pas të shohim”, deklaroi Rashkaj.

Ai ka luajtur edhe për Përfaqësuesen e Kosovës në futboll, madje duke qenë kapiten dhe lider.