Kosova
Rashiqi kundër Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë Kurti, Nenad Rashiq, është deklaruar kundër hapjes së Urës së Ibrit.
Qëndrim i Rashiqit është i kundërt me atë të shefit të tij, kryeministrit Albin Kurti, i cili tash e disa javë ka deklaruar se Ura e Ibrit duhet të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve.
Rashiq tha se nuk e sheh të arsyeshme që me hapjen e Urës së Ibrit të rrezikohet progresi në zhvillimin e institucioneve në veri.
“Nuk e shoh të arsyeshme që të rrezikohet ky progres në zhvillimin e institucioneve, progres në integrim të ndoshta, një pjese të serbëve në veri, por integrim domethënës, jo improvizim të integrimit siç kemi pasur”, tha ai për Klan Kosovën, përcjell Albinfo.ch.
Ai tutje foli edhe për paralajmërimin për bllokimin e pikave kufitare me Kosovën nga ana e serbëve të Serbisë, duke thënë se kjo s’ka asnjë kuptim.
“Një gjë që s’ka kurrfarë kuptimi sepse në fund të fundit, më së shumti do të jenë të dëmtuar qytetarët serbë të Kosovës”, tha Rashiq./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Renditja: Qytetet më të mira dhe më të këqija zvicerane për bllokimin e trafikut Kur bëhet fjalë për bllokimin e trafikut, Indeksi i ri i Trafikut Tomtom tregon se ka...
-
Kombësia ka ndikim në pagat në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut