Futboll

Rashica s’do ta ndihmojë Kosovën në ndeshjet e shtatorit

Werder Bremen ka konfirmuar se Milot Rashica nuk do të udhëtojë për në Kosovë.

Ky është lajm i keq për Kosovën, të cilën e presin dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, kurse nuk do ta ketë në dispozicion futbollistin kryesor.

Arsyeja është se lojtarët do të udhëtonin në zonat me rrezik nga koronavirusi, të përcaktuara nga Instituti Robert Koch.

Përveç Rashicës, Werder Bremen njoftoi se edhe dy futbollistë të tjerë s’do të mund të udhëtojnë.