Futboll

Rashica i bashkohet Galatasarayt

Anësori i Kosovës karrierën do ta vazhdojë në Superligën turke

Futbollisti nga Vushtrria, Milot Rashica, ka aterruar në Stamboll dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet nga Galatasaray.

Tifozët e skuadrës turke e kanë pritur atë në aeroport, duke i dhuruar pritje të ngrohtë, si një transferim shumë i bujshëm për Galatasaray, që synon të rikthejë titullin e kampionit, shkruan albinfo.ch.

“Jam shumë i lumtur”, është shprehur Rashica shkurt, ndërsa kalon nga Norwich  City, ku kohët e fundit ishte lënë në bankën rezervë.

Po ashtu Galatasaray ka transferuar Juan Mata dhe Mauro Icardi, ndërsa më herët kishin arritur edhe Dries Mertens dhe Torreira.