Futboll

Rashica do ta shikojë Kampionatin Botëror nga Kosova

“Pas sezonit gjerman do të luaj për përfaqësuesen e Kosovës dhe më pas do të shkoj te familja ime në Kosovë. Nga atje do e shikoj KB 2018,” tha Rashica

Milot Rashica (21) ka kryer një intervistë të gjatë për deichstube.de, ku ka folur për kujtimet në Bundesligën gjermane.

21 vjeçari pranon se fillimi ka qenë i vështirë pasi përherë të parë është njohur me ligën, klubin dhe qytetin e Bremenit dhe jo çdo gjë ‘duket si në televizor”. Për sezonin e ardhshëm ai pret ngjitje më të madhe të klubit, ndërsa nuk ka aspak frikë nga rënia nga kategoria e Werder Bremenit.

Planet e pushimeve

Pas sezonin, Rashica mendon të kryejë pak pushime në Kosovë.

“Pas sezonit gjerman do të luaj për përfaqësuesen e Kosovës dhe më pas do të shkoj te familja ime në Kosovë. Nga atje do e shikoj KB 2018,” tha Rashica, përcjell albinfo.ch.

Edhepse ai ka postuar disa shkrime në Instagram në gjuhën gjermane, akoma ka nevojë për mësimin dhe përvetësimin e gjermanishtes.

Në fund sulmuesi i Kosovës ka thënë se pasqyrë ka lojtarin portugez, Christiano Ronaldo.