Lajme

Raportohet vrasja e Lavdrim Muhaxherit

Lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë gazetarja britanike-libaneze Hala Jaber, në Twitterin e saj, duke shkruar se “është vrarë Abu Abdullah Kosova - Lavdrim Muhaxheri”

Lavdrim Muhaxheri nga Kaçaniku, raportohet të jetë vrarë në qytetin Kobani, ku po zhvillohen luftime ndërmjet Shtetit Islamik (ISIS) dhe komunitetit Kurd. Lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë gazetarja e njohur britanike-libaneze Hala Jaber, në Twitterin e saj, duke shkruar se “është vrarë Abu Abdullah Kosova”.

Muhaxheri, një personazh i njohur për pjesëmarrje në ISIS dhe për shfaqjen në facebook-un e tij duke i prerë kokën një siriani, ka mbajtur emrin Abu Abdullah Kosova.

Gazetarja Hala Jaber e ka ilustruar lajmin me një foto të Lavdrim Muhaxherit ndërkaq lajmin e saj në twiter e ka shpërndarë edhe zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi.

Muhaxheri ka qenë shqiptari i parë që është lajmëruar nga Siria, duke e konsideruar të shenjtë pjesëmarrjen në luftën e Shamit (Sirisë). Ai më pas u shfaq duke e djegur pasaportën e Kosovës, ndërsa pikën kulmore të urrejtjes në vendlindje e mori, e mori kur u shfaq duke i prerë kokën një siriani të ri.

Edhe një herë më parë është dhënë lajmi se Muhaxhiri ishte vrarë, mirëpo më pas u rishfaq i gjallë.