Lajme

Raportohet vdekja e tretë nga përdorimi i cigareve elektronike

Edhe një person tjetër ka humbur jetën në SHBA, për shkak të një sëmundje serioze të mushkërive që lidhej me përdorimin e cigareve elektronike.

Studimet e reja kanë paralajmëruar se përdorimi i cigares elektrike rrit rrezikun e infeksionit, duke dëmtuar qindra gjene të sistemit imunitar.

Ka qindra përdorues të cigareve elektronike, veçanërisht konsumatorët e rimbushjes së kanabisit, të cilët kanë pasur probleme me mushkëritë.

Sipas autoriteteve të Nju-Jorkut, sëmundjet mund të shkaktohen nga një substancë që përmban vitaminë E, e deri tani janë regjistruar se tre persona kanë humbur jetë.

Kjo substancë zakonisht futet si shtesë në rimbushjet e marihuanës në tregun e zi. Sidoqoftë, autoritetet federale nuk e kanë konfirmuar ende përfshirjen e ndonjë produkti ose lënde në këto raste të sëmundjes së mushkërive.

Të prekurit janë kryesisht të rinj, të cilët janë paraqitur në urgjencë me simptoma të tilla, si vështirësi në frymëmarrje, lodhje ekstreme, kollitje dhe dhimbje në gjoks, përcjell albinfo.ch.