Lajme
Në Zvicër ndodh vdekja e parë nga korona në grupmoshën 10 -19 vjeç
Shkalla e incidencës midis 10 dhe 19 vjeçarëve ishte pothuajse 220 raste për 100,000 banorë. Shumë më e lartë se te mbi 80 vjeçarët
Vala e tretë e koronës, e cila konsiderohet se është duke ndodhur. godet më fort kategoritë e moshave më të reja. Kështu, raportohet edhe rasti i parë që dikush në Zvicër nga grupmosha prej 10 deri në 19 vjeç vdes nga virusi, shkruan 20minuten.ch.
Numri i rasteve të raportuara të koronavirusit në Zvicër po rritet përsëri: Në javën kalendarike 12 (22 Mars – 28 Mars), janë raportuar në BAG gjithsej 12,512 infeksione të reja, transmeton albinfo.ch. Në javën pararendëse kishte 10,498 raste.
Për sa i përket popullsisë, grupmoshat më të reja preken më shumë nga koronavirusi aktual. Shkalla e incidencës midis 10 dhe 19 vjeçarëve ishte pothuajse 220 raste për 100,000 banorë për javën 12 kalendarike.
Tek të rinjtë midis 20 deri në 29 vjeç, incidenca në të njëjtën periudhë është po ashtu mbi 205 raste për 100,000 banorë. Për krahasim: Në moshën mbi 80 vjeç, grupmosha që është vaksinuar më gjerësisht, incidenca është rreth një e katërta – pothuajse 55 njerëz në 100,000 banorë janë të infektuar në këtë grup moshë.
Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë së koronës, një person nga grupmosha nga 10 deri në 19 vjeç ka vdekur nga virusi korona, përcjell albinfo.ch. Kjo është raportuar së pari nga gazeta “Le Matin”, e cila bazohet në raportin e menaxhimit javor të BAG.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tubimet e partive në diasporë, ambasadori gjerman në Kosovë del me reagim Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me fushatat që po zhvillohen në...
-
Manifestim kulturor për festat e nëntorit, organizuar nga KMSHZ
-
LAPSH në Gjenevë, kërkon ndihmë për nxënësit e Shkollës Shqipe
-
Limaj në Gjermani tha se mbështetja e mërgimtarëve është forcë për Kosovën
-
Bedri Hamza takon mantelbardhët shqiptarë në Zvicër, i quan mjekë me përvojë të jashtëzakonshme
Jeta në Zvicër
-
Dy të tretat e zviceranëve të papunë gjejnë sërish punë Shumë njerëz që kanë shteruar përfitimet e tyre, gjejnë sërish punë. Por shanset nuk janë të...
-
Studimi që zbulon dallimet në kulturën ushqimore midis Zvicrës dhe fqinjëve
-
Migros Aare shfuqizon ditët e zbritjes për pensionistët
-
Libri “Masakrat në Kosovë 1998 – 1999”, një monument kundër harresës
-
Ku do të bjerë borë në Zvicër këtë javë