Kosova
Raporti për sigurinë rrugore në Ballkanin Perëndimor: Në 2023-ën në Kosovë kanë vdekur 106 persona
Komuniteti i Transportit i Bashkimit Evropian ka publikuar raportin – Siguria rrugore në Ballkanin Perëndimor në vitin 2023, i cili ka mbledhur edhe statistikat e aksidenteve me fatalitet për Ballkanin Perëndimor për vitin 2023, ku është përfshirë edhe Kosova.
Sipas njoftimit për media nga Policia e Kosovës, situata është e pranueshme krahasuar me shtetet e tjera.
“Në këtë raport falë angazhimeve, koordinimit ndërinstitucional dhe profesionalizmit është arritur të kemi një situatë të pranueshme krahasuar me shtetet e tjera. Policia e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet edhe më tutje në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve në përgjithësi”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Sipas raportit, në vitin 2023, 1261 persona humbën jetën në aksidente rrugore në gjithë Ballkanin Perëndimor, duke shënuar një rritje prej 1.2% nga viti i kaluar.
Në vitin 2023, në Kosovë kanë humbur jetën 106 persona në aksidentet që kanë ndodhur në komunikacion, teksa numër i madh i vdekjeve kanë ndodhur edhe në Shqipëri, ku 192 persona kanë humbur jetën, si pasojë e lëndimeve të shkaktuara në aksidente trafiku.
“Aksidentet e trafikut rrugor mund të jenë një dukuri e përditshme, por ato mund të parandalohen dhe të rezultojnë në më pak viktima dhe lëndime serioze. Për të arritur këtë, nevojiten procese të përmirësuara të politikëbërjes”, thuhet në raport.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik