Lajme
Raporti më i ri: Nuk pati gabime në llogaritjen e AHV-së
Raporti më i ri shfajëson BSV-në nga akuza se ka reaguar shumë ngadalë dhe ka informuar shumë vonë për problemet ekzistuese
Departamenti i Brendshëm, i cili drejtohet nga Këshilltarja Federale, Elisabeth Baume-Schneider, ka informuar në lidhje me raportin e hetimit për avarinë në lidhje me llogaritjen e AHV, që pati shpërthyer më herët këtë vit.
Në gusht doli se llogaritjet e qeverisë federale për të ardhmen financiare të AHV-së përmbanin gabime.
Siç është raportuar gjerësisht, Zyra Federale, përgjegjëse e Sigurimeve Shoqërore, BSV, i kishte llogaritur në mënyrë tepër pesimiste perspektivat financiare të sigurimit pensional, transmeton albinfo.ch. Deri në vitin 2033 kostot do të jenë katër miliardë më të ulëta se sa ishte parashikuar.
Ndërkaq, raporti më i ri shfajëson BSV-në nga akuza se ka reaguar shumë ngadalë dhe ka informuar shumë vonë për problemet ekzistuese, shkruan srf.ch.
Departamenti i Brendshëm specifikon më tej se nuk ka pasur ndonjë gabim në llogaritje që të ketë çuar në parashikimet pesimiste. Përkundrazi, ka pasur gabime metodologjike në programin e llogaritjes. Kontrolli i cilësisë nuk funksionoi në disa raste. Arsyeja për këtë ishte mungesa e stafit.
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












