Kosova
Raporti i parë për Kosovën mbi bashkëpunimin universitet-biznes
Këto ditë në Kosovë është hartuar raporti i parë i Kosovës i realizuar nga ekspertë të ndryshëm ndërkombëtarë që merren me bashkëpunimin e arsimit të lartë dhe biznesit.
Ky bashkëpunim mes universiteteve dhe bizneseve në Kosovë, sipas raportit është nën mesataren evropiane, por perceptimi i pedagogëve universitarë ofron shenja pozitive për të ardhmen, megjithatë, faktorët kontekstualë duket se dukshëm pengojnë zhvillimin e këtij bashkëpunimi, përcjell albinfo.ch
Kështu thuhet në raportin kombëtar mbi studimin e UBC-së në Kosovë, e matur nga perspektiva e institucioneve të arsimit të lartë. Rezultatet e paraqitura në këtë studim janë pjesë e Monitorimit Global të Angazhimit Universitar (Global University Engagement Monitor – GUEM).
Bashkëpunimi midis universiteteve dhe bizneseve po bëhet më i zakonshëm si një mënyrë e mundshme për të trajtuar problemet institucionale siç janë bizneset që kanë nevojë për talent dhe inovacione, si dhe universitetet duhet të jenë relevante për tregun e punës dhe transferimin e rezultateve të hulumtimit.
Ky ‘pilotprojekt’ pret të ketë mbështetje nga qeveria e re, në menyrë që të arrijë realizimin brenda në Kosovë.
Ky raport ka ardhur si rezultat edhe i kontributit në nivel ndërkombëtar të Dr. Remzie Shahini-Hoxhaj, profesoreshë në Universitetin e Prishtinës, në degën e Gazetarisë, e që rezultoi të realizohet për herë të parë në Kosovë.
Ajo dhe ekspertë të tjerë të fushës, në emisionin “Start Up” mbrëmë kanë treguar për rëndësinë e ketij raporti dhe gjendjën në të cilen qendron Kosova sa i përket bashkëpunimit universitet-biznes, përcjell albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
Sveçla: 29 serbë konvertuan patentë shoferët në RKS
- Franca: Dërgimi i draft-statutit të Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese siguron mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE
- Kurti bisedon me ish-Presidenten e Zvicrës, flasin për bashkëpunimin e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE
- Rama dhe Sunak diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë
E-Diaspora
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj Ushtruesi i detyrës së drejtorit ekzekutiv të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, u shpreh...
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
-
Osmani: Shqiptarët e Amerikës, ura më e fuqishme e aleancës Kosovë-SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit Këshilli Federal ishte i hapur të premten për mundësinë e pagesës së pensionit të 13-të të...
-
Në Ticino, do votohet për rregullimin e ligjit tatimor
-
Kurti bisedon me ish-Presidenten e Zvicrës, flasin për bashkëpunimin e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në KiE
-
Kompania e tre vëllezërve Aliti “a3 Haustech AG” ndriçon shtëpitë zvicerane
-
Kujdes nga mashtrimi i ri SwissPass në Zvicër