Lajme

Raporti i Martyt largon investuesit e huaj

Raporti i Dick Marty-t është duke ndikuar negativisht në perceptimin e investitorëve të jashtëm për të investuar në Kosovë kanë thënë drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit. Ata kanë thënë se ky raport është i bazuar tërësisht në shpifje dhe me qëllim të denigrimit të Kosovës.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini ka thënë se shumë shoqata të huaja të biznesit me të cilat kanë bashkëpunim kanë telefonuar për të kuptuar se a janë të vërteta të gjitha këto akuza që jepen në raportin e Marty-t.