Lajme
Raporti i ASK-së: Punësimi në rënie, të rinjtë më të prekur nga papunësia në Kosovë

Numri i të papunëve në Kosovë gjatë muajve prill, maj dhe qershor të vitit 2024 ka qenë më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, edhe pse shifrat totale të papunësisë tregojnë një ulje të lehtë. Kështu tregon një raport i fundit i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), i cili ofron një pasqyrë të përgjithshme mbi zhvillimet në tregun e punës.
Sipas raportit, në tremujorin e dytë të vitit 2023 ishin të punësuar rreth 420 mijë persona të moshës 15 deri në 64 vjeç. Një vit më vonë, në të njëjtën periudhë, ky numër ka rënë për afro 7,800 persona. Rreth 3,000 nga ta janë të rinj që kanë humbur vendin e punës, transmeton albinfo.ch.
Megjithëse ekonomisti Bashkim Mustafa nuk i konsideron këto si luhatje të mëdha, ai e sheh me shqetësim rënien e punësimit tek të rinjtë. “Është trend i njëjtë si i viteve të kaluara, pra vazhdon rritja e të papunëve për të rinjtë, për moshat 15 deri në 24 vjeç, ku kemi një përqindje rritjeje në 27.8% nga 17.2% që ka qenë vitin e kaluar”, ka deklaruar Mustafa.
Megjithatë, sipas ASK-së, numri i përgjithshëm i të papunëve ka shënuar një rënie të lehtë – nga 50,387 persona në tremujorin e dytë të vitit 2023 në 49,194 në të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Një nga gjetjet pozitive të raportit është rënia e numrit të të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin shkollë apo ndonjë trajnim. Nga afro 100 mijë në tremujorin e dytë të vitit 2023, ky numër ka rënë në rreth 80 mijë në vitin 2024, shkruan Express.
Por, për sociologun Halim Emerllahu, edhe kjo shifër mbetet shqetësuese. Ai vë në pah ndikimin e teknologjisë në izolimin social të kësaj gjenerate. “Kjo gjeneratë, prej viteve ’90 e këndej, është gjeneratë e teknologjisë dhe rrethohet me pajisje teknologjike që bëjnë problem në socializimin në shoqëri. Interneti, telefoni i mençur, Tik-Tok etj., kanë ndikuar drejtpërdrejt në socializimin e kësaj moshe”, ka deklaruar ai.
Emerllahu apelon që institucionet shtetërore të përqendrohen më shumë në përfshirjen e të rinjve në aktivitete që i përshtaten interesave të tyre, në mënyrë që ata të mos mbesin të margjinalizuar në shoqëri, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova Një aksident fatal trafiku në Austri i ka marrë jetën të riut nga Kosova, Albion Bardhi,...
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
-
Femicid dhe vetëvrasje në Epagny, autoritetet e Friburgut konfirmojnë skenarin tragjik
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva, kantoni më i pasur në Zvicër Gjeneva ka dalë si kantoni më i pasur në Zvicër për vitin 2024, duke shënuar një...
-
Përdorimi i maskave për t’i ikur ndalimit të mbulimit të fytyrës, turistët arabë gjejnë zgjidhje kreative
-
Pesë ngjarjet që karakterizuan Zvicrën këtë javë
-
Një e treta e dentistëve në Zvicër “fryjnë” faturat e tyre
-
Asnjë çmim i transportit publik zviceran nuk rritet në vitin 2026