Lajme
Ramush Haradinaj pro koalicionit me Hashim Thaçin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka thënë po koalicionit me PDK-në, pavarësisht se sekretari i partisë Burim Ramadani të dielën mbrëma ka deklaruar se mesazhi i kryetarit Haradinaj është të hyhet në koalicion me të vetmin kusht, nëse kryetari i PDK-së dhe kryeministri në largim, Hashim Thaçi nuk do të jetë kryeministër.
Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga burime shumë të afërta me tre zyrtarët e AAK-së që kanë qenë në Hagë – Ahmet Isufi, Blerim Kuçi dhe Ali Berisha.
Sipas këtij burimi, ata gjatë të së premtes kanë udhëtuar për në Hagë dhe janë pritur nga Ambasadori i Kosovës në Holandë, ndërsa të shtunën janë takuar me Ramush Haradinajn, i cili i ka thënë po koalicionit dhe nuk ka vendosur kusht që kryeministri në largim Hashim Thaçi të jetë apo jo kryeministër.
Për koalicion me PDK-në janë shprehur edhe të gjitha degët e AAK-së, ndërsa i vetmi modalitet që ka mbetur të diskutohet është nëse kjo parti do të marrë presidentin dhe katër ministri apo një zëvendëskryeministër dhe gjashtë ministri të tjera.
Duke u thirr në burime të PDK-së, gazeta Lajm shkruan se formimi i koalicioneve po u vjen fundi. Përpos përbërjes së koalicionit PDK, AAK dhe AKR, janë ndarë pothuajse të gjitha postet që nga presidenti deri tek ministritë, ndërsa te këto të fundit për here të parë në kombinime gjendet edhe ish-drejtuesi i SHIK-ut të shpërbërë, Kadri Veseli.
Përpos që janë ndarë pothuajse të gjitha postet që nga presidenti e deri tek ministritë, janë caktuar pothuajse edhe të gjithë emrat e zëvendëskryeministrave dhe ministrave të ardhshëm. Pra, sipas këtij burimi nga PDK-ja, president mund të zgjidhet Jakup Krasniqi, ndërsa alternativ është Blerim Shala. Kryetar i Kuvendit do të jetë Ahmet Isufi. Kryeministër – Hashim Thaçi, ndërsa zëvendëskryeministra Hajredin Kuçi, Muhamet Mustafa dhe Ukë Rugova.
Sipas gazetës Lajm, PDK-ja do të ketë tetë ministri, AAK-ja katër ministri, AKR-ja, me shtatë subjekte të tjera, do të ketë tri ministri, ndërsa partitë e minoriteteve do të kenë Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ndryshimet që mund të ndodhin nga kjo përbërje janë të karakterit kushtetues. Nëse në Kushtetutë nuk lejohen interpretime sa i përket postit të kryetarit të Kuvendit, ku sipas Kushtetutës i takon partisë më të madhe, atëherë president do të jetë Blerim Shala kurse Jakup Krasniqi do ta udhëheqë Kuvendin edhe për një mandat.
Lajm shkruan se është duke u diskutuar edhe formimi i dy ministrive të reja – Ministria e Teknologjisë Informative, të cilën do ta udhëheqë eksperti i kësaj fushe, Isa Krasniqi (PDK) dhe Ministria për Emigracion, të cilën do ta udhëheqë Jahja Lluka (AAK).
Ndryshe, sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do t’i certifikojë zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 12 dhjetorit. Në KQZ tashmë kanë mbërritur vendimet e Gjykatës Supreme lidhur me gjashtë ankesat e subjekteve politike pjesëmarrëse të këtyre zgjedhjeve.
Mësohet se që të gjitha ankesat janë refuzuar nga Gjykata Supreme dhe se KQZ-ja do të jep fjalën e fundit për zgjedhjet e jashtëzakonshme, dhe do të hap rrugën e konstituimit të menjëhershëm të Kuvendit të Kosovës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve