Muzikë

Ramë Lahaj këndon shqip në Hamburg

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, ka realizuar një tjetër koncert të suksesshëm.

Ramë Lahaj ka kënduar në Elbphilarmonie të Hamburgut këngën shkodrane “Bishtalecat palë-palë”, e cila është mirëpritur nga publiku.

“Kënga shqipe u mirëprit e u duartrokit fuqishëm në Elbphilharmonie, një nga sallat koncertale më prestigjioze në botë. Të gjitha i kemi, veç dinjitetit me u mobilizu një herë e mirë, për me ia tregu botës anën tonë të mrekullueshme”, shkruan Ramë Lahaj në rrjetet sociale, përcjell Albinfo.ch.

Koncerti në Elbphilarmonie të Hamburgut ishte së bashku me të madhin Placido Domingo, sopranon Micaela Oeste dhe dirigjentin e Kameratës së Hamburgut, Eugene Kohn.