Shqipëria
Ramë Lahaj i drejtohet Edi Ramës: Anulo performancën e Goran Bregoviqit!
Sot, tenori i famshëm, Ramë Lahaj, i është drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me një thirrje për të anuluar performancën e këngëtarit serb, Goran Bregoviqit, i cili është i ftuar në festën e birrës në Korçë, përcjell albinfo.ch
Ai ka thënë se këngët e Bregoviqit ishin hinm i çetnikëve serbë për të vrarë shqiptarët.
Tenori ka shkruar se s’i ka hije Shqipërisë të bëjë dasmë me dajre të çetnikëve.
Postimi i plotë
Z. Edi Rama, po të drejtohem në emnin e të gjithë kosovarëve,
Ai dhe kangët e tij që ishin himni i çetnikëve serbë për të prerë fëmijët, nanat, motrat, vëllezërit e baballarët tanë nuk mund të jenë në Shqipni për të festuar në festen e birrës. Zgjidh ke të duash nga artistet me mua në krye, ani pse nuk këndoj në festa birrash, por po të vij unë dhe gjithë koleget pa asnjë lloj detyrimi, me festu së bashku me muzikën tone të bukur shqipe. Po jo me atë që neve na i prenë fëmijët në djep . Tregohu burrë nji here në jetë e mos na lëndo ma shumë. Mos na i qit krip plagës. Unë jam vetë artist, e misioni i artistit është me ndjellë paqe përmes artit, por ky rast asht krejt ndryshe dhe ju e dini pse! E sa i përket renditjes se kush erdh i pari e kush i mrami kur Shqipninë e dridhi tërmeti, n’ ketë punë renditja asht krejt e pa ransishme! Shipnija asht bo sofra e shtrati jone at ‘here kur çetniket serbë me kangët e Goranit na i ka permys e djegë shpiat e baballarëve. Mos i rafte kurrë Shipnisë me u provu në të keq, se t’ madh e t’ vogël aty na ka. T’ paret!
Thuaj jo Bregoviqit, z. Kryeministër!
Shipnisë nuk i ka hije me bo dasem me dajre të çetnikëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?