Kosova

Ramë Dardania sot shpalos ekspozitën e tij në “Javën e Modës” në Paris

Artisti shqiptar nga Zvicra, Ramë Dardania sot shpalos ekspozitën e tij në “Javën e Modës” në Paris

Pa dyshim se të duash artin, është botë më vete. Arti, në të vërtetë, ështe pasqyrë e jetës, është një dritë e hapur e mendjes që të shërben dhe të plotëson. Këtë dhunti po e gëzon çdo ditë Ramë Dardania, piktori shqiptarë nga Gjeneva i cili sot do të shpalos ekspozitën e tij në Hotel George V Paris për Trofetë e Javës së Modës”, shkruan albinfo.ch.

Sot (e shtunë, 2 mars) do të mbahet një ngjarje e mrekullueshme e organizuar nga “Le Grand Dîner” në bashkëpunim me Revistën ELLE, ku do të mblidhen emra të njohur artistësh nga fushat e ndryshme të artit në Hotel George V Paris për Trofetë e Javës së Modës.

Projektet artistike që do të prezantohen do të sjellin një frymë të re në botën e luksit dhe spektaklit, duke e bërë artin të shkëlqejë në mënyra të reja.

Në mesin e shtatë artistëve të përzgjedhur, të cilët do të përfaqësojnë vlerat dhe vizionin e tyre në mënyrën më të bukur do të jet edhe artisti shqipëtar, Ramë Dardania, shkruan tutje albinfo.ch.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm