Futboll
Ramadani si lider, merr përgjegjësinë e humbjes dhe flet për mbijetesën me Leccen
“Të gjithë jemi përgjegjës, edhe unë marr përgjegjësitë e mia, duke u shfaqur këtu pas një humbje”, deklaroi Ylber Ramadani
Lecce u mund me shifrat 3:0 nga Como këtë të shtunë, dhe rrezikon seriozisht mbijetesën në Serinë A.
Rolin e liderit, atij që u përball me mediat pas kësaj humbjeje, e mori Ylber Ramadani, i cili i kërkoi falje tifozëve, ashtu siç kishte bërë edhe në fushë, kur lojtarët u përballën me kontestimet e ultrasve.
E kuptojmë kontestimin e ultrasve. Për mua, nuk është e thjeshtë të dal këtu pa siguruar rezultat. I kuptojmë tifozët; edhe ne duam të fitojmë. Nuk hyjmë në fushë për të humbur. Nuk arrijmë të shënojmë; janë golat që të japin pikë. E dimë që na presin dy ndeshje të vështira, por në futboll asgjë nuk është e pamundur.
Të gjithë jemi përgjegjës; edhe unë marr përgjegjësitë e mia, duke u shfaqur këtu pas një humbjeje. Vitin e kaluar, humbëm në shtëpi ndaj Veronës dhe pastaj ia dolëm të ktheheshim. Shpresojmë që të ndodhë e njëjta gjë me Atalantën. Tani, duhet të lejojmë faktet të flasin.
Sigurisht, nëse duam të shkruajmë historinë dhe të qëndrojmë në Serinë A, na mbeten pesë ndeshje. Duhet të japim të gjithë më shumë, duke e nisur nga unë.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? Në Zvicër, gjithnjë e më pak njerëz po ndërrojnë vendbanim. Sipas të dhënave të Zyrës Federale... -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor













