Futboll
Ramadani kërkon fitoren ndaj Italisë
“Do të jetë e veçantë pasi luaj këtu në Itali. Ata janë një skuadër e fortë, por edhe ne do të luajmë për të fituar”, paralajmëroi Ramadani
Ylber Ramadani është kthyer në një element kyç të Lecces, e cila po bën shumë mirë në këtë sezon në Serinë A, edhe pse një prej skuadrave me buxhetin më të ulët. Mesfushori shqiptar është integruar mirë në lojën e skuadrës së tij, e cila arriti një rezultat të rëndësishëm teksa ndali në barazim pa gola Romën.
“Që pas 10 minutave të parë e ndjeja se mund të fitonim këtë ndeshje. Ata kishin vetëm dy raste të rrezikshme gjatë gjithë ndeshjes”, tha mesfushori për “DAZN”.
Ylber Ramadani tregoi edhe ndryshimet mes rolit të tij në kombëtaren e Shqipërisë dhe në klub, transmeton albinfo.ch.
“Në Kombëtare luaj bashkë me Bajramin dhe Asllanin, ndërsa me Blin kam më shumë mundësi të shtyhem para, kur marrim topin dua që të ec më përpara që të bëj gola”.
Ndeshja me Italinë në Evropian?
“Do të jetë e veçantë, pasi luaj këtu në Itali. Ata janë një skuadër e fortë, por edhe ne do të luajmë për të fituar”, paralajmëroi italianët Ramadani.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor