Lajme

Rama vizitë në Gjermani, takon Angela Merkel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot ka takuar kancelaren gjermane Angela Merkel, në Gjermani.

Në postimin e tij tȅ fundit nȅ “facebook”, kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama ka shkruar se në takimin e sotëm në Kancelarinë Federale do tȅ kȅrkoj PO-në për Shqipërinë.

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë”, kështu shkruan kryeministri Edi Rama në një postim të pak minutave më parë në facebook.

Më parë, kryeministri shpërndau një fotografi nga Komiteti i Çështjeve Evropiane të Bundestagut, ku ishte i pranishëm për të kërkuar, siç vetë ai u shpreh, PO-në e parlamentit gjerman për Shqipërinë, është i hapur dhe pozitiv.

Qeveria gjermane është shprehur edhe më parë për hapjen e negociatave, por vendimi duhet të konfirmohet nga Bundestagu.

Vendimi përfundimtar për Shqipërinë do të merret në mesin e muajit tetor në samitin e liderëve të BE-së, ku shtetet që duhet të binden vijojnë të jenë Franca dhe Holanda, përcjell albinfo.ch.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/665884123907782/