Kosova
Rama uron Përparim Ramën për fitoren në Prishtinë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka uruar fitoren në zgjedhjet lokale kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunë e Prishtinës.
Përmes një reagimi në Twitter, Rama, duke i uruar suksese Përparim Ramës në detyrën e re që do të marrë, thotë se është realitet sfidues fakti që Prishtina do të drejtohet nga një arkitekt.
“Shumë kurioz për impaktin që do të ketë në Prishtinë një kryebashkiak arkitekt, risi interesante në një realitet sfidues! Urime, Përparim Ramës dhe mbarësi e sukses atij dhe të gjithë të zgjedhurve të rinj në krye të komunave të Kosovës”, shkruan Rama.
Fitoren në zgjedhjet lokale kandidatit të LDK-së ia ka uraur dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Urime nga zemra për fitoren në Prishtinë, mezi pres që të përveshim mëngët për ta çuar më tej vëllazërinë mes kryeqyteteve tona! FORCA”, shkroi Veliaj.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën