Shqipëria
Rama tregon se si Britania ia refuzoi dikur vizën
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka revoluar kujtime nga e kaluara ku bëri të ditur se në vitet ’90 kishte aplikuar për një vizë britanike, por është refuzuar. Sipas tij për këtë ngjarje, i nxitur nga miku që e kishte ftuar në Britani, kryeministri ka shkruar një artikull për “The guardian”, ku për herë të parë është njohur me median e lirë.
“Kontakti im i parë me median e lirë ndodhi në fillim të viteve 90. unë isha jashtë dhe aplikova për një vizë britanike dhe më refuzuan. miku që më ftoi ishte shumë i zemëruar dhe më tha pse nuk shkruan një artikull për “The Guradian”, ai kishte njohje dhe unë shkruajta për përvojën e mos marrjes së vizës britanike. në atë kohë Britania ishte pjesë e Bashkimit Europiane thekson Rama, transmeton euronews albania, përcjell albinfo.ch.
‘E dërgoj u ktheva shumë vonë në shtëpi dhe në atë kohë nuk kishte telefona celular, por kishte sekretari telefonike. Më mori një zë gruaje dhe më tha po ju marr nga “The Guardian” sepse duhet të flasim për dy gjëra e të marim miratimin tuaj. E para për titullin dhe e dyta për diçka brenda artikullit”, rrëfen tutje ai.
“Unë isha mësuar me një mënyrë tjetër, fola me të dhe ajo më propozoi një titull që për mua ishte shumë në rregull dhe donte të bënte një ndryshim të vogël. Unë i thashë se pse duhet të më pyesnin për këto gjëra të vogla e pse nuk e botonin. Ajo duke e parë që unë isha barbari që sapo kisha fituar lirinë e më tha, mirë se erdhët në botën demokratike zoti Rama, kjo quhet kontroll i fakteve dhe e drejtë e autorit”, vazhdon tutje rrëfimi.
Disa muaj më pas marr nga e njëjta gazetë një artikull që duhej të botohej për Tiranën si parajsa e pastrimit të parave për kontinentin. Nuk e di se me sa shumë pasaktësi dhe informacion të rremë, e më kërkuan nëse kryeministri donte të përfshinte një fjali. Zyra ime u tha se kryeministri ishte gati të fliste pasi në të kishte shumë të dhëna gabim, u dërguam një listë të plotë faktesh, por thanë si përgjigje që artikulli do të botohej”,-tha Rama.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Si do të ndikojnë te qytetarët ndryshimet në ekonominë zvicerane në vitin 2025? Lajmi i mirë është se ekonomia e Zvicrës do të mbetet e qëndrueshme në përgjithësi –...
-
Ҫfarë mund të prisni në Zvicër në vitin 2025?
-
Taksat e turizmit shtohen në koston e pushimeve të skive në Alpet zvicerane
-
Aplikimi për patentë shoferë, një hap me rrezik të lartë për të moshuarit
-
Fishekzjarret zvicerane lëshojnë deri në 400 tonë grimca