Shqipëria

Rama: “Nuk tërhiqemi nga kontrata me qytetarët”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se opozita ka frikë drejtësinë dhe ka ritheksuar edhe një here së përkundër protestave të vazhdueshme, ai nuk do të tërhiqet, siç tha, nga kontrata që ka me qytetarët.

 “E dëgjoj nga shumë njerëz që takoj që druhen se mos ne tërhiqemi nga kontrata që kemi me ju dhe shumicën dërrmuese të shqiptarëve që na e dhanë votën të qeverisim të vetëm dhe jo me partitë që pushtetin e kthyen në një tepsi të madhe”, tha Rama, përcjell albinfo.ch.

Sipas tij, qeveria ka detyrimin të bëjë punën e saj për të pasur një sistem drejtësie të drejtë. Rama madje ka thënë se protestat e opozitës mund të ndikojnë negativisht edhe në turizmin, por edhe në sjelljen e investitorëve të huaj.