Shqipëria
Rama thotë se askush s’ka folur për ministrin Xhafaj
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga foltorja e Kuvendit të Kuvendit, ka akuzuar opozitën se po bëjnë gjithçka të hedhin baltë tek ndërkombëtarët me qëllim të mos-hapjes së negociatave.
Rama i quajti “flamurtarë të padrejtësisë ndaj Shqipërisë”, përcjell albinfo.ch.
“Fakti është i njohur botërisht. Por fakti nuk është i njohur vetëm për të gjithë ata shqiptarë që e kanë pasur mendjen në atë moment kur ky fakt është shfaqur, sepse nuk janë të detyruar që ta kenë gjithmonë mendjen shqiptarët te gjithë kjo tollovi e madhe, por është e njohur edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Dhe, nëse në këtë zurna do të kishte një grimcë të vërtete lidhur me përgjegjësi të çfarëdo natyre të ministrit tonë të Brendshëm, besoj se asnjë shqiptar nuk e quan të paarsyeshme bindjen time se përpara se të flasin këta, do të kishte folur miku ynë, protagonist i jetës sonë publike, ambasadori amerikan, do të kishte folur Bashkimi Evropian, do të kishin folur ata që nuk kanë lënë rast pa folur, pasi nuk kanë lënë rast pa verifikuar”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut Në kantonin e Cyrihut që nga fillimi i vitit ka qenë në fuqi një ndalim i...
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim
-
Fuqia punëtore zvicerane e prodhimit të orëve mbetet e qëndrueshme në tregun e vështirë