Shqipëria
Rama të rinjve shqiptarë: Ka mbaruar koha e parave në Evropë
Në përpjekje për të frenuar ikjen e të rinjve nga vendi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu bëri thirrje atyre që të mos braktisin vendin, pasi koha kur mund të kurseje në Europë ka përfunduar, përcjell albinfo.ch.
“Sot të investosh në agroturizëm në Ersekë apo në Maliq, apo në Devoll apo në Pustec, është sukses i sigurt. Në vend se të mbash kazmën apo mistrinë, apo barrën e të punuarit për dikë tjetër në Greqi, Itali, Angli, ku të doni dhe pastaj, në fund të muajit të mos ngelet asnjë gjë. Të investosh kursimet në cilindo fshat, është e sigurt që në fund të muajit të lë diçka. Këtë e thonë faktet e të gjithë atyre që e kanë bërë këtë. Është një kullë në fund të botës, në zonën e Bulqizës, nëse e shihni historinë e transformimit të saj, e të shihni sesi ata jetojnë me atë punë dhe nxjerrin fitim dhe kanë gjithnjë e më shumë njerëz që shkojnë tek ata, për të ilustruar këtë që unë po them. Do ta përsëris sa herë që mundem, koha kur shkoje në Europë dhe mund të kurseje mjaftueshëm ka mbaruar, nuk është më. Krahasimet rrogë me rrogë nuk vlejnë. Vlen çfarë mbetet në fund dhe sidomos për ata që janë në moshë më të re. Çfarë vlere ka të qëndrosh e të punosh për të tjerët atje dhe në fund nuk të ngelet asgjë”, tha Rama.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar Të shtunën që shkoi përfundoi në Spreitenbach (AG) festivali i filmit "TriNetFilmFest", i cili këtë vit...
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme