Kosova
Rama takon Scholz, flasin për Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po qëndron në Berlin dhe është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Pjesë e diskutimit mes tyre ka qenë edhe Kosova, ku dhanë mbështetjen e tyre për planin evropian për normalizim të marrëdhënieve Kosovë – Serbi.
Kancelari i Gjermanisë u shpreh se ky plan duhet të zbatohet nga të dyja palët. “Mendoj se janë bërë përparime të mëdha, po të shikosh deklaratat publike të Vuçiqiq dhe Kurtit, ky është një përparim. Mendoj se ky është një plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet. Prandaj unë jam i gëzuar kur ne arrijmë rezultatet konstruktive dhe të mira. Ndjesia ime është se tani mund të bëhet realitet ajo që deri tani nuk ishte e mundur. Do të ishte e mirë për zhvillimin e rajonit dhe Kosovës dhe Serbinë”, është shprehur Scholz në konferencë për media.
Derisa ka shtuar se plani është i përshtatshëm për të dyja palët. “Kemi të bëjmë me një propozim shumë të peshuar të Gjermanisë dhe Francës dhe që mbështetet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe që e gjeti pasqyrimin e tij edhe në vendimet e Këshillit Evropian në Bruksel. Në këtë kuadër unë besoj se ky proces do të përfundojë së shpejti me sukses”, ka thënë kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dhënë mbështetje planit evropian për normalizim.
“Shqipëria, qeveria jonë dhe unë personalisht e mbështesim fuqimisht planin e paqes dhe të normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë. Në këndvështrimin tonë është një plan absolutisht shumë përmbajtjesor dhe realist, i cili sjell normalizimin e nevojshëm dhe shumë pritur që dy palët duhet të trajtojnë jo vetëm me seriozitetin maksimal, por edhe gjithë kurajën e domosdoshme”, ka thënë ai, përcjell albinfo.ch.
Më 27 shkurt në Bruksel, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takuan dhe u deklarua se janë pajtuar për planin bazë të normalizimit, por nuk nënshkruan marrëveshje.
Palët do të takohen më 18 mars në Ohër me ndërmjetësim të BE-së për të zhvilluar negociata për këtë plan.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












