Kosova

Rama takon Hashim Thaçin në burgun e Hagës

Kryeministri Rama ka mbërritur në burgun e Hagës për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Këtë e bëri të ditur vetë ai, përmes një videoje të postuar në faqen zyrtare në Facebook, ku tregon se po futet në ndërtesën e burgut të Hagës.

Kjo vizitë vjen në ditën kur po zhvillohen seancat e radhës në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ata po mbahen në paraburgim nga nëntori i vitit 2020. Aktakuza ndaj tyre lidhur me pretendimin për krime lufte është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit Special ka dorëzuar aktakuzën e ndryshuar kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit. Në këtë aktakuzë të re Prokuroria Speciale ka rënduar akuzat ndaj katër ish-zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.