Lajme
Rama takon diasporën shqiptare në Selanik, pritet me protesta nga nacionalistët grekë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama po qëndron në Selanik të Greqisë në kuadër të turit të tij për të takuar diasporën shqiptare.
Atje ai u peit me protesta nga nacionalistët grekë. Gjatë fjalës së tij, Rama tregoi se ka marrë edhe kërcënime, por shtoi se ndaj atyre që “mbajnë akoma gjallë ëndrrën e Vorio Epirit” mund të ndjejë vetëm keqardhje.
Rama po ashtu kërkoi ndihmën e diasporës për ta bërë siç u shpreh ai, Shqipërinë e 2030-ës, anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Europian.
“Kjo është një ditë e veçantë për mua, edhe për një arsye tjetër. Ju sot këtu nuk jeni thjesht, bashkatdhetarë, jashtë atdheut me një të drejtë vote në Shqipëri që kush ka mundur e ka ushtruar duke marrë rrugën për të ardhur. Sot ju jeni votues që për herë të parë, do të merrni pjesë në zgjedhjet politike të Shqipërisë, duke gëzuar të drejtën të votoni këtu ku jeni nga shtëpia juaj. Ju e dini, më është dashur të përpiqem gjatë… me partinë tonë për ta bërë realitet edhe këtë premtim të dhënë kohë më parë, të cilin nuk e mbajtëm dot për një kohë jo të shkurtër, sepse pa marrë votat e domosdoshme të palës tjetër për ligjin e zgjedhjeve ishte e pamundur… Në pranverën e ardhshme, ju kërkoj votën tuaj nga Greqia, për ta bërë Shqipërinë e 2030, anëtarë me të drejta të plota në BE”, u shpreh Rama.
E-Diaspora
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali E.D., një 41-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Azzano San Paolo, ka ndërruar jetë pas një...
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
-
Piloti Blin Hoxha kërkon leje për ulje në aeroportin e Prishtinës në gjuhën shqipe
-
Topalli: Vota e diasporës, shpëtim për Shqipërinë
-
Haziri: Diaspora nuk është determinuese e rezultatit të zgjedhjeve
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dardanët presin përkrahjen e bashkatdhetarëve Kombëtarja e Kosovës, në Zvicër...
-
Nga 1 janari do të mund të ndryshohen në çdo moment disa modele të sigurimit shëndetësor
-
Çmimet e pronave zvicerane nuk tregojnë shenja rënie
-
Shtatë gjëra që thjesht nuk mund t’i mbani sekret në Zvicër
-
Ulja e kostos dhe emigracioni: Sfidat me të cilat do të përballet Zvicra në vitin 2025