Shqipëria
Rama takohet me Macron, Erdoganin, Melonin dhe Blinken
Rama poston fotot nga mbrëmja e kaluar në Pallatin Presidencial të Vilnius-it
Praninë e tij në punimet e samitit të NATO-s që po i mban punimet në Vilnus të Lituanisë, Kryeministri Edi Rama e shfrytëzoi për të zhvilluar edhe një sërë takimesh me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve anëtare të aleancës, përcjell albinfo.ch
Kreu i qeverisë shqiptare bisedoi me Presidentin francez, Emmanuel Macron, Kryeministren e Italisë, Xhorxhia Meloni, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si dhe ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias.
Kryeministri Edi Rama pati një takim të veçantë edhe me homologun e tij grek, Kyriakos Mitsotakis.
“Mirëmëngjes, dhe me disa momente nga mbrëmja e bukur në Pallatin Presidencial në Vilnius, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në llogarinë e tij në Facebook.
Kujtojmë se krerët e NATO-s u mblodhën dje në kryeqytetin lituanez për të diskutuar mbi situatën aktuale në Ukrainë dhe për kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e kësaj aleance.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik