Shqipëria
Rama: Sot kanë fituar shqiptarët
“Sot kanë fituar shqiptarët që të gjithë, pa asnjë dallim. Sot është Shqipëria që ka fituar një status të ri në shoqërinë e vendeve evropiane”, u shpreh Edi Rama
Pasi mori zyrtarisht raportin e Komisionit Evropian nga Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shfaq i emocionuar në konferencën për shtyp.
Kryeministri tha se rekomandimi është dhënë pa asnjë rezervë dhe shigjetoi edhe mediat që u morën me frymëmarrjen e tij në deklaratën e bërë pas protestës në “Rrugën e Kombit”, përcjell albinfo.ch.
“Jam i emocionuar dhe ata që merren me frymëmarrjen mbase e ndjejnë, por jam edhe shumë krenar, sepse ja dolëm këtij provimi të vështirë. I dhamë Shqipërisë një staturë të re në arenën ndërkombëtare dhe dolëm nga një tjetër udhëkryq mes të shkuarës dhe të ardhmes. Rruga përtej udhëkryqit, sado e gjatë është e gjitha e hapur përpara nesh”, deklaroi Rama.
Synimi i radhës, thotë Rama, është anëtarësimi, ndërsa ndau meritat edhe me paraardhësit e tij.
“Një falënderim për ata që kush më shumë e kush më pak, dhanë një dorë për të ndërtuar një pjesë të rrugës së vetme për shqiptarët, atë drejt BE-së”, vijoi ai.
Rama e quan plotësisht të merituar rekomandimin e hapjes së negociatave. “Evropa nuk bën dhurata dhe Brukseli është një makineri e pamëshirshme që sheh dhe njeh vetëm meritat. Rekomandimi është njohja e meritave tona në fushën e reformave dhe me luftë të vërtetë kundër armiqve të shoqërisë dhe shtetit, krimit dhe korrupsionit”, thotë ai.
Kryeministri thotë se tani vendin e presin sfida të reja, ndërsa hapjen e negociatave e quan fitore të shqiptarëve.
“Nuk është fitorja e partisë që u investua me mish e shpirt për këtë ditë kundrejt partisë që bëri gjithçka për të shtyrë këtë ditë! Nuk është fitorja e qeverisë mbi opozitën që la kockat për ta bërë të pamundur këtë objektiv. Sot ka fituar atdheu unë i përçmuar prej shumë vitesh nëpër Evropë. Sot kanë fituar shqiptarët që të gjithë, pa asnjë dallim. Sot është Shqipëria që ka fituar një status të ri në shoqërinë e vendeve evropiane”, u shpreh kreu i Qeverisë.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik