Shqipëria
Rama: Shqipëria në qershor aplikon për pagesat në Euro
Rama: “Edhe pse Greqia na pengoi, ne nuk humbim kohë.”
Tirana priti një tjetër samit, atë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zyrtarëve të lartë të BE-së, me fokus zbatimin e planit të rritjes ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Komisionerit në largim për zgjerimin, Oliver Varhelyi i ka rënë rruga shpesh për në Tiranë, por në nisjen e këtij samiti u pa se nuk ishte mësuar me rrugët e kryeqytetit shqiptar.
Ndërkohë që pjesëmarrësit e samitit të së enjtes mbërritën me makina e të shoqëruar edhe me polici komisioneri, Varhely zgjodhi të shkonte në këmbë drejt Pallatit te Kongreseve.
Siç shihet në këto foto duket se ai ka ngatërruar edhe rrugën. Kjo ka shkaktuar batuta dhe të qeshura gjatë pritjes nga kryeministri Rama.
Maqedoninë e Veriut e përfaqësoi kryeministri i parë shqiptar Talat Xhaferi, që erdhi për herë të parë në Shqipëri që prej marrjes së kësaj detyre. Kryeministri tjetër shqiptar në rajon Albin Kurti preferoi të shfaqej online. Në fjalën e mbajtur në samit Rama u shpreh se shtetet ballkanike duhet të lënë mënjëanë konfliktet dhe të zgjidhin çështjet dypalëshe përmes dialogut. Në fakt aktualisht Athina mban peng për negociatat Tiranën për çështjen Beleri ndërsa Sofja mban peng Shkupin për bullgarët ende jo pjesë e kushtetutës maqedonase.
Shqipëria synon që në muajin qershor të jetë gati për aplikimin për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët të pagesave Euro.
Kryeministri Edi Rama: Shqipëria është e gatshme për këtë ushtrim mjaft sfidues, do të punojmë pareshtur me gjithë të tjerët për të ecur drejt zonës së përbashkët të pagesave euro, drejt lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digjitale, drejt lehtësimit të tregtisë së transportit dhe tregut digjitale. Nëse përmbushim të gjitha kriteret për zonën europiane të përbashkët të pagesave, do të ulim me 6 herë tarifat e qytetarëve shqiptarë që ndodhen jashtë për të dërguar pagesa në Shqipëri, ulet 6 herë kostot e transaksioneve të biznesit me vendet e BE, vetëm duke bërë këtë ne në Ballkanin Perëndimor mund të kursejmë afro gjysmë miliardi euro në xhepat e njerëzve. Ambicia jonë si Shqipëria është që në qershor të jemi gati për aplikimin tonë, nëse ulim vetëm 3 orë kohën e pritjes së kamionëve tanë në kufijtë rajonale dhe BE mund të marrim një rritje të përgjithshme prej 25 miliard eurosh.”
Komisioneri Oliver Varhelyi: Ky plan i rritjes ekonomike prej 6 miliarde eurosh do të funksionojë vetëm nëse vendet e Ballkanit Perëndimor do të zbatojnë reformat e kerkuara nga ana e Bashkimit Evropian. Vetëm në këtë rast mund të bëheni pjesë e tregut të përbashket evropian përpara se ju të bëheni shtet anëtar i BE-së. Edhe pse ne po afrojmë fundin e mandatit tonë dua të lëmë diçka pas, diçka serioze, diçka që të jetë e prekshme, diçka që të jetë e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afatmesëm për zgjerimin. Ky proces integrimi do të thotë që ekonomitë e Ballkanit Perëndimor dhe shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE. BE do të ofrojë të gjitha përfitimet që sjell anëtarësimi përpara se vendet tuaja të bëhen shtete anëtarë të BE. Ky plan ka mundësi që të kontribuoje në dyfishimin e ekonomive të Ballkanit Perëndimor.”
Në përfundim të samitit u firmos marrëveshja mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për Kolegjin e Europës që do të hapë dyert në Tiranë në shtator me 31 studentë pjesë të studimeve të reja akademike.
E-Diaspora
-
Kosovë: Kërkesa për shtimin e qendrave të votimit për diasporën shihet si ndërhyrje e qeverisë në procesin zgjedhor Për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025 tash e disa kohë po zhvillohet fushatë...
-
“Tri Net Film Fest”, në kërkim të historisë përmes filmit shqiptar
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
Jeta në Zvicër
-
“Falë Granit Xhakës, unë jam dikushi”, thotë i riu i hendikepuar, Musa Musiqi 21-vjeçari nga Zvicra Lindore vuan nga paraliza cerebrale për shkak të një hemorragjie të trurit në...
-
Një në nëntë zviceranë investojnë në kriptovaluta
-
A janë të hapura vendet e punës në administratën publike në Zvicër për të huajt?
-
Një tren i ri nëpër hekurudhat e Zvicrës
-
Identifikohet rritje mallrash të paligjshme dhe potencialisht të rrezikshme