Maqedonia

Rama shpreh ngushëllimet për tragjedinë në Maqedoninë Veriore

“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme”, shprehet Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë me 51 të vdekur në Maqedoninë e Veriut.

Kreu i qeverisë ka shprehur gatishmërinë për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj, ndërsa u shpreh:

“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme.”

“Me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e mia për tragjedinë e madhe të Koçanit. Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickoski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme,” theksoi Rama.

4o