Shqipëria

Rama sërish: Kosova t’i dëgjojë ndërkombëtarët, të mos mendojë se s’ka nevojë për ta

Kryeministri i Shqipërisë këshilla për t’iu bindur ndërkombëtarëve i ka dhënë edhe më herët

Kryeministri Edi Rama i kujton Kosovës se duhet t’ia dijë vlerën dhe kontributin ndërkombëtarëve në ndërtimin e shtetit, e thotë që të bëhet e dëgjueshme ndaj tyre.

“Kosovës ia kanë krijuar projektin sizmik vëllezërit amerikan. Kosova bën mirë të mos vazhdojë të luaj dhe t’i dëgjojë si në këtë kohë kur duket që gabimisht nuk kanë nevojë për ta”, është shprehur kryeministri Rama në Klan Kosova.

Rama këto komente i ka bërë kur po fliste për ndihmën që forcat e sigurisë së Kosovës, ia bënë Shqipërisë kur u godit nga tërmeti.

Kryeministri i Shqipërisë këshilla për t’iu bindur ndërkombëtarëve i ka dhënë edhe më herët. Madje kryeministri i Kosovës e ka akuzuar atë se i ka bërë presion gjatë një takimi pranë presidentit Francez që Haradinaj ta heqë taksën që Kosova i ka vënë Serbisë për produktet serbe.