Shqiperia
Rama: Sekretarja britanike duhet të kërkojë falje
Kryeministri Rama për “Sky News”: Deklaratat për emigrantët shqiptarë, për arsye elektorale
Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer edhe një herë akuzave të sekretares së Brendshme të Britanisë së Madhe, Suella Braverman, ku i etiketon shqiptarët si kriminelë. Në një intervistë për ‘Sky Neës’, kreu i qeverisë u shpreh se deklarata ishte e ekzagjeruar dhe është bërë për qëllime elektorale, përcjell albinfo.ch.
“Në politikat e ditëve të sotme nganjëherë këto gjëra mund të ndodhin, por ajo që më shqetëson më shumë është se nuk kërkohet falje. Është një mënyrë e ekzagjeruar e të shprehurit. Kjo është ajo që më shqetëson. Kjo do të thotë se ka një kalkulim, ku ti vërtet po flet për disa votues që të dëgjojnë atë, pasi ti do votën e tyre”, ka thënë Rama.
Rama ka theksuar se ajo që e shqetëson me shumë është fakti se nuk kërkohet falje.
“Nuk kam dëgjuar kurrë një falje, gjë që më bën të mendoj se në vend të shprehjes së ekzagjeruar të zhgënjimit, ky ishte një sulm i llogaritur. Dhe, kjo është gjëja më shqetësuese. Kur kërkon falje, është në rregull – ndodhi. Kur nuk e bën, dhe kur e shmang, atëherë do të thotë se dëshiron diçka nga ajo që thuhet. Pra, do të thotë se ka një llogaritje pas saj, do të thotë që vërtet po flet me një numër të caktuar votuesish që duan të dëgjojnë këtë. Dhe ju po i ushqeni me këtë sepse keni nevojë për votat e tyre. Por pasojat e kësaj mund të jenë shkatërruese për njerëzit, për njerëzit tanë në Britani dhe për vetë Britaninë”, ka thënë Rama.
Diskutimet për emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe kanë qenë në qendër të vëmendjes gjatë ditëve të fundit, pas deklaratave të bëra nga sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman, e cila tha se shqiptarët gënjenin për arsyen e largimit nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv Shoqata zvicerane e teleferikut dhe turizmi i Zvicrës kanë raportuar një numër më të lartë vizitorësh...
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind
-
A po ofron një fshat zviceran të paguajë mijëra franga për t’u shpërngulur atje?
-
Deputeti kërkon që të moshuarit të paguajnë prime më të larta të sigurimit shëndetësor