Shqipëria
Rama i qartë: Teatri do të shembet dhe do të ndërtohet i riu
Ai foli dhe për arsimin e lartë ku u shpreh se të gjitha reformat, si ajo e arsimit dhe teatri nuk do të ndalen
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë shumë i prerë në vendimin dhe ka thënë se teatri aktual do të shembet, dhe i riu do të ndërtohet.
Kryeministri Rama ka qenë mjaft i ashpër në fjalën e tij ndaj kërkesave të artistëve, përcjell albinfo.ch.
“Pse po fyen artistët dhe aktorët, për çfarë nga se, duhet të na e thoni ku është fyerja? Apo sepse ju jeni të gatshëm që të kapeni pas çdo fije bari si i mbyturi dhe të kujtoheni se ajo është leva e Arkimedit që do ju kthejë prapë juve aty ku me këto mend ju nuk ktheheni dot më. Ne nuk jemi të pagabueshëm, patjetër që bëjmë gabimet tona po një gjë është e sigurt, jemi të pakonkurrueshëm. Nga se vuajnë aktorët, mos duhet t’ua shpërndajë qeveria rolet? Mos duhet të ringrejmë Kinostudion Shqipëria e re dhe të rihapim punë? Mos duhet që tu vëmë tapetin e kuq e të vijnë të bëjnë shfaqje, përse? Keni parë ndonjëherë në vend normal që aktorët të ngrihen sa herë flitet për mure e kartonxhes. Keni parë? Beteja është komplet pa përmbajtje, siç është pa përmbajtje e gjithë mënyra juaj e degradimit të debatit”, është shprehur Rama, përcjell albinfo.ch.
Ai foli dhe për arsimin e lartë ku u shpreh se të gjitha reformat, si ajo e arsimit dhe teatri nuk do të ndalen.
“Ky teatri që bëni ju këtu që e kanë kthyer politikën në teatër mund të vazhdojë, mund t’i bini sa të doni daulleve të gjëmave, gjëma nuk ka, gjëma nuk do të ndodhin, dhe qoftë ligji i ri i arsimit të lartë, reforma dhe universiteti apo teatri i ri dhe rruga e re për teatrin dhe kulturën nuk do ndalen prej jush”, theksoi Rama.
Ai i është përgjigjur edhe akuzave të Sali Berishës. “Ne Teatrin Kombëtar do ta ndërtojmë dhe ti nuk do të shkosh Sali, se ti je vetë regjisor, vetë aktor e spektator në teatrin tënd dixhital. Teatri i ri nuk do të jetë as nën kullë, e as mbi kullë, se po kërkojmë një mundësi të re, por do të jetë më moderni në rajon”, iu përgjigj Rama akuzave të opozitës dhe dyshimeve të shprehura edhe nga të artistët se Teatri Kombëtar po shembet për të ndërtuar një kullë.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Çfarë duhet të dinë të huajt në Zvicër për opsionet e kurseve të gjuhës Pavarësisht nëse jetoni në pjesën gjermane, franceze ose italiane të Zvicrës, mësimi i gjuhës lokale është...
-
Për Eurovizionin e Kampionatin Evropian, SBB vendos 1600 trena shtesë
-
Shërbimi i teleferikëve dhe hotelet në Zvicër raportojnë dimër pozitiv
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
-
Zvicra e mbyll vitin 2024 me inflacion vjetor prej 1.1 për qind