Shqipëria
Rama: Presidenti Meta duhet të shkarkohet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se presidenti Ilir Meta duhet të shkarkohet, duke e quajtur personazh grotesk “që e turpëron Shqipërinë, shoqërinë shqiptare dhe çdo qytetar normal”.
Rama ka thënë se shkarkimi i Metës nuk është në dorën e partisë fituese, PS-së mirëpo thotë se do bëjnë gjithçka që kanë në dorë.
“Dua ta bëj të qartë se ky shkarkim nuk ka lidhje me asnjë motiv tjetër përveç pozicionimit tonë publik në anën dërrmuese të shqiptarëve. Është shumë herët për të folur për zëvendësuesin, por në çdo rast, qoftë para apo në kohë, në varësi se si do të shkojë procesi ne do të konsultohemi me PD për emrin e Presidentit të ri”, ka thënë ai.
“Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë bashkëpunim. Meta duhet të shkarkohet nga detyra, si një personifikim i anti-shtetit, i ndëshkuar nga populli shqiptar në 25 prill. Një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë, shoqërinë shqiptare dhe çdo qytetar normal të këtij shteti me praninë e tij në krye të shtetit”.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
13 vjet burgim për shqiptarin që hyri për të vjedhur një shtëpi në Londër Afro 13 vjet burgim për shqiptarin që vodhi shtëpinë e Raheem Sterling...
-
Leutrim Aliji, pianisti virtuoz që bashkoi muzikën klasike me shpirtin shqiptar
-
Art Julius Aurel kandidon për parlamentin e Steiermark-ut
-
Rihapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës
-
Promovohet në Cyrih libri i Shkëlzen Gashit “Masakrat në Kosovë 1998 -1999”
Jeta në Zvicër
-
Si mund të kontrolloni për paralajmërimet e kontaminimit të ushqimit në Zvicër? Furnizimi i Zvicrës me ushqime është ndër më të sigurtit në botë, por kjo nuk do...
-
Në vitin 2025, shumë punëtorë zviceranë do të marrin paga më të larta
-
Si po përmirësohet karta e udhëtimit me tren ‘Half-Fare Plus’
-
Blerjet online: Rreth 700 dërgesa të paligjshme u sekuestruan për një javë
-
Si mund të kurseni para duke ndryshuar politikën tuaj shëndetësore në Zvicër?